Kryeministri Albin Kurti ka rënë pre e një rrengu që ia bënë dy komedianët rusë, të njohur si Vovan e Lexus.
I pari i qeverisë mendoi se po bisedonte me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics.
Gjatë bashkëbisedimit Kurti përmendi edhe Emisarin Special të presidentit Ddnald Trump, Richard Grenell, për të cilin tha se është homoseksual.
Kjo deklaratë, sipas analistit Labinot Balaj, është nxjerrë nga konteksti.
“Kur e nënvizoi orientimin seksual të emisarit special të Trumpit, nuk e përmendi në trajtë pezhorative, d.m.th ishte veç në kontekst të mbylljes së USAID-it dhe në këtë kontekst e përdori, në logjikën që administrata e re i ka ndalur fondet edhe për komunitetin të cilit i takon zotëri Grenell”, deklaroi Balaj.
The post Deklarata e Kurtit për Grenellin u nxor nga konteksti, fliste për fondet e USAID-it (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



