Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se sot, në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, do të paraqitet i pandehuri për një nga rastet më tronditëse të dhunës familjare në Kosovë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për rastin ku një vajzë e mitur u vra, ndërsa bashkëshortja dhe vajza tjetër mbetën të plagosura nga sulmi brutal që dyshohet se u krye nga anëtari i familjes.
Gazeta Sinjali ka zbuluar gjatë ditës së djeshme identitetin e të dyshuarit, i cili quhet Mehmet Görenç.
Në seancën e sotme, Prokuroria ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, me arsyetimin se bëhet fjalë për vrasje të rëndë dhe rrezik të përsëritjes së veprës, si dhe për sigurimin e rrjedhës normale të procedurës penale.
Gazeta Sinjali do të përcjellë zhvillimet nga seanca dhe do të raportojë detaje shtesë sapo të jenë të disponueshme.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



