Goditje për Arsenalin: Saliba shmang operacionin, por rrezikon të humbasë fillimin e sezonit

Arsenali mund të jetë pa një nga lojtarët e tij më të rëndësishëm në javët e para të sezonit të ri.

Mbrojtësi francez William Saliba ka vendosur të mos i nënshtrohet operacionit për dëmtimin në shpinë, të cilin e pësoi gjatë fushatës së Francës në Kupën e Botës.

Sipas raportimeve, Saliba do të ndjekë një program të gjatë trajtimi dhe rehabilitimi, duke shpresuar që të rikthehet në fushë pa ndërhyrje kirurgjikale.

Megjithatë, rikuperimi pritet të zgjasë dhe ekziston mundësia që 24-vjeçari të mungojë në muajt e parë të sezonit të ri, çka do të ishte një goditje e madhe për Mikel Artetën dhe Arsenalin.

Latest news
Related news