Aston Villa ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Alejandro Garnachos, në një lëvizje që tashmë konsiderohet e mbyllur.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubet kanë finalizuar marrëveshjen dhe lojtari do t’i bashkohet skuadrës së Unai Emeryt në formë huazimi, transmeton Klankosova.tv.
Marrëveshja përfshin një klauzolë blerjeje, e cila do të bëhet e detyrueshme nëse plotësohen disa kushte të caktuara gjatë sezonit.
Trajneri Unai Emery e kishte Garnachon një nga objektivat kryesorë të merkatos dhe insistoi për afrimin e tij.
Ndërkohë, edhe kontrollet mjekësore janë rezervuar, duke i hapur rrugë zyrtarizimit të transferimit në orët në vijim.



