Nesër do të vazhdojnë kërkimet për 78-vjeçarin, Xhafer Raqi, i cili është shpallur i zhdukur nga familja qysh nga fillimi i muajit korrik.
Burime të gazetares së Klan Kosova, Altiana Zogaj, bëjnë të ditur se kërkimet do të vazhdojnë me kërkesë të Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, operacionit do t’i bashkohen edhe anëtarët e kërkim-shpëtimit.
Ndërkaq, familjarët lusin për ndihmë të gjithë qytetarët për gjetjen e të moshuarit që vuan nga demenca (harresa).
Ndërsa, krejt ata që kanë informacione për 78 vjeçarin le të lajmërohet në këtë numër telefoni:
+383 44 737 900
Zhdukja e 78-vjeçarit: Shteti heq dorë, por jo edhe familja (VIDEO)



