Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar mbylljen e deponisë së Sferkës, pas situatës së krijuar nga zjarri i vazhdueshëm në këtë zonë.
Përmes një reagimi publik, Bajrami ka mirëpritur ndërhyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në deponi, duke vlerësuar angazhimin e njësive të specializuara për përballimin e situatës.
Ajo ka deklaruar se reagimi institucional ka ardhur me vonesë dhe ka kërkuar që organet e drejtësisë të zhvillojnë hetime të plota për të përcaktuar përgjegjësinë për dëmet ndaj shëndetit të qytetarëve, mjedisit dhe pronës.
Sipas saj, duhet të shqyrtohet pse kapacitetet shtetërore nuk u aktivizuan më herët dhe pse banorët u ekspozuan për ditë të tëra ndaj pasojave të tymit.
Bajrami ka bërë të ditur se qëndron pas kallëzimit penal të dorëzuar më herët dhe ka kërkuar që personat përgjegjës për çdo neglizhencë eventuale të përballen me drejtësinë.
“Deponia e Sferkës duhet të mbyllet”, ka deklaruar ajo, duke kërkuar masa konkrete për zgjidhjen afatgjatë të problemit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



