Sulmuesi francez Ousmane Dembele, është shpallur futbollisti më i mirë i sezonit në Ligue 1, pas paraqitjeve të tij të mira gjatë këtij edicioni.
28-vjeçari u vlerësua me çmimin prestigjioz individual në kampionatin francez, ndërsa pas ceremonisë tërhoqi vëmendje edhe me deklaratën e tij për bashkëlojtarin Vitinha.
“Dua ta falënderoj Vitinhan sepse më tha të flisja pak për të. Ai e meritoi këtë çmim, por shënoi vetëm një gol”, u shpreh Dembélé me humor, transmeton Klankosova.tv.
Francezi ka zhvilluar një sezon të qëndrueshëm në Ligue 1, duke regjistruar 10 gola dhe gjashtë asistime, statistika që e ndihmuan të fitojë çmimin e futbollistit të vitit.
Dembele ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij gjatë këtij sezoni, duke kontribuar si me gola ashtu edhe me paraqitje vendimtare në repartin ofensiv.
“Quero agradecer também ao Vitinha porque ele me pediu que o homenageasse um pouco. É um companheiro de equipa excecional e também merecia, mas só [marcou] um golo…”
Dembélé foi eleito o melhor jogador da Ligue 1 e ‘dividiu’ o prémio com Vitinha
pic.twitter.com/LiOOrQlEd3
— B24 (@B24PT) May 11, 2026



