Deportivo La Coruna mund të ndryshojë emrin zyrtar për herë të parë në historinë e tij, në kuadër të festimeve të 120-vjetorit të themelimit.
Klubi galician, i themeluar në vitin 1906 si Club Deportivo de la Sala Calvet, mori statusin “Real” nga mbreti Alfonso XIII në vitin 1909, ndërsa që nga viti 1911 mban emrin Real Club Deportivo de La Coruna.
Tashmë drejtuesit kanë vendosur që vendimin për emrin e ri ta lënë në duart e tifozëve. Referendumi zyrtar nisi më 17 qershor dhe do të zgjasë deri më 21 qershor, me të drejtë vote për abonentët dhe anëtarët mbi 12 vjeç.
Në fletën e votimit janë dy alternativa: të mbetet emri aktual Real Club Deportivo de La Coruna, ose të përshtatet me toponimin zyrtar të qytetit, duke u bërë Real Club Deportivo de A Coruna në spanjisht dhe Real Club Deportivo da Coruna në galicianisht. Rezultati do të jetë detyrues për klubin dhe, nëse miratohet ndryshimi, emri i ri do të hyjë në fuqi nga sezoni 2026/27.



