Këngëtarja Gresa Behluli ka ndarë emocione dhe urime për martesën e motrës, Agnesës.
Në një prononcim për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Behluli tha se shpreson që të mos qajë gjatë dasmës.
“Emocione ka gjithmonë, po pres veç me kalu mirë. Të gjithë bashkë jemi kujdes për Agnesën. Ia uroj të gjitha të mirat në jetë, me pasë dashuri me Lauratin, e respektojnë dhe duan njëri-tjetrin. Çdo vajze në botë ia dëshiroj lumturinë e botës”, ka thënë ajo.
Ajo pati porosi edhe për dhëndrin, duke thënë se ai e di që Agnesa është “princesha e shtëpisë” dhe e llastuara e familjes, në kuptimin pozitiv.
Po ashtu, Behluli bëri të ditur se ka realizuar një këngë speciale për çiftin dhe se do të performojë në dasmën e tyre. /Klankosova.tv



