Momente ankthi për një familje në Prizren, pasi një grua e moshuar që vuan nga sëmundja e harresës u raportua e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se familjarët e S. I., rreth 70-vjeçare fillimisht kishin nisur kërkimet vetë, duke pyetur fqinjët dhe personat përreth, por pa arritur të siguronin ndonjë informacion për vendndodhjen e saj.
Pasi kërkimet rezultuan të pasuksesshme, djali i saj, N. I, e raportoi rastin në Polici, duke bërë të ditur se nëna e tij ishte larguar nga shtëpia dhe se vuan nga probleme me kujtesën.
Menjëherë pas raportimit, rasti u trajtua si “Person i zhdukur” dhe u aktivizuan njësitë policore për lokalizimin e saj.
Por ankthi i familjes nuk zgjati shumë.
Sinjali mëson se dje rreth orës 13:35, djali i saj është paraqitur sërish në Stacionin Policor dhe ka njoftuar se e kishte gjetur nënën e tij në lagjen Dardania, pranë xhamisë së qytetit.
Fatmirësisht, 70-vjeçarja ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa pasoja.
U largua nga shtëpia pa lënë gjurmë, duke alarmuar familjen dhe Policinë. Për disa orë askush nuk dinte asgjë për të, derisa u gjet pranë një xhamie, shëndoshë e mirë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



