Holanda mund të jetë pa mesfushorin e saj më të rëndësishëm sot ndaj Suedisë në Kupën e Botës.
Frenkie De Jong mund të mungojë pas një përplasjeje që e kishte pasur me bashkëlojtarin e tij, Quentin Timber në ndeshjen e parë ndaj Japonisë.
Madje ky i fundit tashmë është e ditur se nuk do të jetë i disponueshëm për lojën e dytë pasi e kishte pësuar më keq se De Jongu.
Mungesën potenciale të yllit të Barcelonës e ka përmendur vetë trajneri Ronald Koeman, duke thënë se është në pikëpyetje pjesëmarrja e tij.



