Gjuajtën me armë në Prishtinë, ndalohen katër të mitur

Të premten në Prishtinë janë ndaluar katër të mitur të cilët dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se arma është konfiskuar dhe se të miturit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Pas marrjes së informatës për gjuajtje me armë zjarri, janë ndaluar katër të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, të cilët me vete kishin një armë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Arma është konfiskuar në cilësi të provave materiale. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt”.

Latest news
Related news