Një incident i dhunës në familje ka përfunduar me arrestim në Mitrovicë të Veriut, pasi një burrë dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kral Petri”, ku pas një konflikti familjar, i dyshuari me inicialet K.K., rreth 52-vjeçar dyshohet se e ka goditur me grushte dhe shqelma bashkëshorten e tij S.I., rreth 35-vjeçare.
Pas ndërhyrjes së Policisë, palët janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa viktima ka marrë trajtim dhe është pajisur me urdhër mbrojtës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar “Dhunë në familje – Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Dhuna ndaj bashkëshortes e çoi 52-vjeçarin pas grilave, ndërsa viktima u pajis me urdhër mbrojtës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post E grushtoi dhe e shqelmoi bashkëshorten, arrestohet 52-vjeçari në Mitrovicë appeared first on Sinjali.



