Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kërkuar anulimin e Testit të Maturës, duke vlerësuar se procesi ka humbur besueshmërinë dhe po favorizon kopjimin në vend të dijes.
Përmes një reagimi publik, Bajrami ka thënë se problemi po përsëritet tash e gjashtë vjet me radhë, pasi testi publikohet sapo nis provimi.
Sipas saj, situata aktuale krijon padrejtësi ndaj nxënësve që kanë mësuar dhe punuar me vite, pasi më të suksesshëm po rezultojnë ata që arrijnë të kopjojnë më shumë.
Bajrami ka theksuar se kjo nuk është më vetëm çështje e organizimit të një testi, por problem i drejtësisë në arsim dhe pjesë e procesit të regjistrimit në fakultete.
Postimi i plotë:
Të anulohet testi i maturës
Nëse nuk ki mundësi me organizu si duhet, anuloje.
Që gjashtë vjet radhazi po përsëritet i njëjti dështim – publikimi i testit sapo fillon provimi. Pra, testi i maturës nuk po e shpërblen dijen, por po e favorizon kopjimin.
Sot, fatkeqësisht, më të suksesshëm nuk dalin ata që kanë mësu shumë, por ata që kanë arritë me kopju më shumë. Kjo është padrejtësi ndaj mijëra nxënësve të vyeshëm që kanë punu me vite.
Ky nuk është më veç problem i organizimit të një testi, është problem i drejtësisë në arsim, është edhe pjesë e procesit të regjistrimit në fakultet.
Kur kopjimi bëhet rruga ma e lehtë drejt suksesit, atëherë nxënësit e ndershëm ndëshkohen.
Prandaj, është koha me e pranu realitetin: testi i maturës e ka humbë besueshmërinë dhe duhet me u zëvendësu me një sistem vlerësimi që bazohet në suksesin e arritur gjatë shkollimit fillor dhe të mesem.
Arsimi nuk mund të ndërtohet mbi kopjim.
Minister, del merr përgjegjësi!
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



