Deputetët e Kosovës të punojnë për interesin e popullitSinjali

Kosova po kalon nëpër një krizë të thellë institucionale, ku mungesa e pajtimit ndërmjet të zgjedhurve të popullit ka bërë që krijimi i institucioneve të reja të mbetet i bllokuar.

Diplomati britanik, Timothy Less, ka theksuar se kjo krizë po e dëmton rëndë Kosovën në aspektin politik.

Ai ka thënë se një qeveri funksionale është e domosdoshme për të marrë vendime, dhe çdo situatë që dëmton këtë mundësi është e dëmshme për vendin, sidomos në një kohë kur Kosova po përballet me sfida të shumta, përfshirë ato ekonomike dhe marrëdhëniet e tensionuara me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në.

Kosovës i nevojitet një qeveri funksionale që mund të marrë vendime, dhe çdo gjë më pak se kaq është e dëmshme – sidomos në një moment kur ajo përballet me sfida në shumë fronte, nga ekonomia e deri te marrëdhëniet e tendosura me BE-në dhe SHBA-në. Në vend të kësaj, Kosova është e ndarë dhe pa udhëheqje, gjë që qartësisht e dobëson aftësinë e saj për të mbrojtur dhe promovuar interesat e saj, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht. Zgjidhja më e mirë, siç thashë, do të ishte një kompromis në të cilin një ose më shumë nga partitë opozitare e pranojnë të drejtën demokratike të Vetëvendosjes për të formuar qeverinë dhe bashkëpunojnë me të për ta bërë këtë, dhe VV e pranon të drejtën e opozitës për të qenë pjesë e asaj qeverie. Por nëse kjo do të ndodhë, mbetet për t’u parë. Unë dyshoj se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja – nëse jo menjëherë, atëherë në një të ardhme të afërt”, deklaron ai në një intervistë për tëvë1.

Duke folur për Lëvizjen Vetëvendosje, Less ka theksuar se është e domosdoshme që ky subjekt të ndryshojë qasjen ndaj partive të tjera.

Ai thekson se është në interesin e Kosovës që Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, të jetë më bashkëpunuese dhe të punojë me partitë opozitare për krijimin e një qeverie funksionale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news