Deputeti shqiptar në parlamentin zviceran të Bernës, Korab Rashiti, e ka këshilluar Glauk Konjufcën që të tërhiqet nga Vetëvendosje.
Sipas tij, të jesh afër Kurtit është “si me qenë afër Enver Hoxhës”, transmeton Klankosova.tv
Ai e këshilloi Konjufcën të largohet nga LVV-ja dhe ta tregojë pavarësinë politike.
“Këshilla ime për Glauk Konjufcën –
Glauk, mendohu seriozisht për tërheqjen nga LVV.
Kjo do të ishte një hap i mençur nëse dëshiron ta shpëtosh dhe ta forcosh karrierën tënde politike.
Një vendim i tillë do të të hapte mundësi të reja dhe do të tregonte pavarësinë tënde politike.
Sepse mes meje e teje, me qenë afër Kurtit është si me qenë afër Enver Hoxhës… kujtoje kur papritmas i largonte të gjithë rreth vetes.
Edhe ti, Glauk, je një rrezik për Kurtin, sepse në opinionin publik dukesh më i matur dhe më i balancuar se ai.
Mos e harro këtë.”, ka shkruar ai, transmeton Klankosova.tv
The post Deputeti shqiptar në Zvicër: Glauk, je në rrezik – Të jesh afër Albin Kurtit si afër Enver Hoxhës appeared first on Klan Kosova.

