Dëshmi e brutalitetit gjenocidal serb ndaj shqiptarëve të KosovësSinjali

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e Masakrës në burgun e Dubravës, një prej krimeve më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë nga regjimi serb.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Osmani ka theksuar se kjo masakër përbën një dëshmi të qartë të brutalitetit të shtetit serb ndaj shqiptarëve dhe se drejtësia për viktimat vazhdon të mungojë edhe sot, më shumë se dy dekada pas luftës.

Duke kujtuar ngjarjet e majit të vitit 1999, Osmani rikujtoi krimin e rëndë që ndodhi brenda mureve të këtij burgu famëkeq, ku brenda pesë ditësh u vranë mizorisht 120 të burgosur shqiptarë dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

“Në majin e vitit 1999, brenda mureve të burgut të Dubravës ndodhi krimi makabër: për pesë ditë rresht, regjimi gjenocidal i Serbisë, vrau mizorisht 120 të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politik si dhe plagosi 300 të tjerë.”, thuhet në deklaratën e saj.

Presidentja theksoi se viktimat u vranë vetëm pse kërkonin të jetonin të lirë në vendin e tyre dhe se ky krim mbetet një plagë e hapur për shoqërinë kosovare.

“Ata u vranë vetëm pse u angazhuan për të drejtën për të jetuar të lirë në tokën e tyre. Në vend që të mbroheshin, u bënë cak i një krimi sistematik, një krimi që sot, 26 vjet më vonë, ende kërkon drejtësi. Dubrava mbetet plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, por edhe dëshmi e pashlyeshme e brutalitetit të shtetit gjenocidal serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.”, tha mes të tjerash ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news