Durrësi u trondit sot nga një krim makabër ku mbetën të vdekur dy të rinj.
Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të së mërkurës në një lokal në afërsi të një pike karburanti.
Viktimat janë Arianit Kurti dhe Flori Paluçi.
Konflikti ka nisur për motive të ulëta, transmeton Klankosova.tv.
Siç raporton Abcnews.al rasti ka ndodhur për shkak se kamarieri kishte refuzuar t’i bënte kafe.
Kjo për shkak se ishte shumë vonë dhe se ishte fikur aparati i kafesë.
Pas debateve e fyerjeve mes palëve, Flori Paluçi, e ka qëlluar me armë zjarri Arianit Kurtin, ndërsa Flori Paluçi u qëllua nga Daniel Pepa.
Ky i fundit tashmë është i shpallur në kërkim./ Klankosova.tv.
The post Detaje nga vrasja e dy të rinjve në Durrës appeared first on Klan Kosova.

