Dhjetë ditë pa ngrohje në rrugën B të Prishtinës, termokosi s’ka përgjigjeje (VIDEO)  

Banorët e rrugës B në Prishtinë, kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e ngrohjes që ka zgjatur dhjetë ditë.

Nora Canolli banore e kësaj lagjeje, theksoi se ky problem ka lindur për shkak të temperaturave të ulëta, pasi ngrohja ndalon kur temperatura bie nën zero, njofton Klankosova.tv.

Në kushte të tilla, ajo dhe të tjerë banorë janë të detyruar të sigurojnë rrymë për të mbajtur ngrohjen në shtëpi.

“Nuk kemi pasur ngrohje për 10 ditë, dhe është një problem i madh. Kur po bie temperatura nën zero, ndalon ngrohja, dhe kur është moti i ngrohtë, ajo vjen vetë”.

Kam bërë ankesa te Termokosi, i kam thirrur ndoshta 10 herë brenda ditës, por nuk kam marrë përgjigje të saktë” tha Canolli, në emisionin “Fol me Arin” në radio Klan Kosova FM.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e plotë:

The post Dhjetë ditë pa ngrohje në rrugën B të Prishtinës, termokosi s’ka përgjigjeje (VIDEO)   appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news