Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ku një fëmijë 10-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një person i rritur.
Siç mëson Sinjali, në në Stacionin Policor të Vushtrrisë është paraqitur nëna e viktimëse cila ka deklaruar se, djali i saj kishte qenë së bashku me një shok të tij, duke shkuar për vizitë tek një mik, por gabimisht kishin trokitur në derën e një banese tjetër, duke shtypur zilen e një personi të panjohur.
Pas këtij veprimi të padëmshëm, i dyshuari kishte dalë jashtë dhe fillimisht kishte fotografuar fëmijët, e më pas, sipas ankueses, e kishte goditur djalin e saj me telefon në ballë dhe me shuplakë në fytyrë.
Fëmija ka marrë tretman mjekësor në emergjencën e qytetit për shkak të lëndimeve të lehta trupore që ka pësuar si pasojë e këtij sulmi.
I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga njësia e hetimeve, por ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj fëmijës.
Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, rasti është inicuar si “Lëndim i lehtë trupor”, dhe ndaj të dyshuarit është marrë masa e ndalimit për 48 orë.
Policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sinjali do të përcjellë çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me këtë rast.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

