Më 21 dhe 22 maj 2025, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjilan realizoi kontrolle të shtuara ndaj mjeteve të operatorëve vendorë të transportit publik ndërkombëtar që qarkullojnë nga Kosova drejt vendeve të tjera, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë këtyre kontrolleve, policia ndaloi disa autobusë të linjave ndërkombëtare dhe verifikoi dokumentacionin përkatës. Nga këto kontrolle u zbulua se disa automjete kishin dalë në qarkullim pa kryer kontrollin teknik periodik gjashtëmujor, një detyrim i përcaktuar me Ligjin për Automjetet nr. 05/L-132.
“Disa autobusë të linjave ndërkombëtare janë kapur duke qarkulluar pa kontroll teknik periodik, gjë që paraqet shkelje serioze të ligjit dhe rrezikon sigurinë e udhëtarëve,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Si pasojë, janë shqiptuar gjithsej 10 gjoba – pesë ndaj personave juridik (kompanive të transportit) dhe pesë ndaj personave fizik (drejtuesve të automjeteve).
Policia ka bërë apel për përmbushje të detyrimeve ligjore në mënyrë që të sigurohet një qarkullim i sigurt dhe i përgjegjshëm.
“Siguria e qytetarëve është prioritet i jonë i përbashkët,” përfundon deklarata e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

