Dita e Sindromës Down, KJF: Xhudo është për të gjithë, nuk njeh kufij e barriera

Në Ditën Botërore të Sindromës Down, Federata e Xhudos së Kosovës, thotë se po festohet diversiteti, forca dhe shpirti i jashtëzakonshëm i personave të prekur nga ky sindromë.

Ndër të tjera, federata thotë se xhudo është për të gjithë, dhe nuk njeh barriera, transmeton Klankosova.tv.

“Xhudo është për të gjithë, nuk njeh kufij e barriera. Na mëson disiplinë, respekt dhe bashkëpunim. Përmes programit “Xhudo e Adaptuar” po krijojmë një hapësirë ku secili/a ka mundësinë të zhvillohet. Sot dhe çdo ditë, të punojmë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse, ku të gjithë ndihen të barabartë!”, thuhet ndër të tjera në postimin e kësaj federate.

The post Dita e Sindromës Down, KJF: Xhudo është për të gjithë, nuk njeh kufij e barriera appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news