Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme është shpallur si Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.
Kështu ka njoftuar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.
“Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka shkruar ajo.




