“Ditët e Nënës Terezë”: Mezzosopranoja Mehmedi shkëlqen në skenë

Mezzosopranoja, Besiana Mehmedi mbylli me sukses “Ditët e Nënës Terezë”, koncert ky që u mbajt në Katedrale të kryeqytetit.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Mehmedi thotë se ishte përvojë e shkëlqyer, paraqitja e saj në këtë koncert, transmeton Klankosova.tv.

“Ditët e Nënës Terezë u hapën me këtë koncert solemn, dedikuar Shën Nënë Terezës. Synimi ynë ishte të kthejmë emocionin e 25 viteve më parë, të rikthejmë figura që për gjeneratën e re mund të jenë të panjohura”, u shpreh tutje Mehemedi.

Ndër të tjera, ky koncert u mbajt në ditën e lindjes së Nënë Terezës.

The post “Ditët e Nënës Terezë”: Mezzosopranoja Mehmedi shkëlqen në skenë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news