`Do të doja të isha unë Papa`

Në një deklaratë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri shaka me gazetarët duke thënë se do të donte të bëhej Papa i ardhshëm, pas vdekjes së Papa Françeskut.

Kur u pyet nga gazetarët rreth preferencës së tij për atë se kush duhet të jetë Papa i ardhshëm, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha me shaka: “Do të doja të isha Papë. Kjo do të ishte zgjedhja ime numër një”.

Trump më pas vazhdoi duke thënë se ka një kardinal nga Nju Jorku “i cili është shumë i mirë” në lidhje me Kardinalin Timothy Dolan. Dolan është një nga pasardhësit e mundshëm të Papa Françeskut dhe është një konservator teologjik që kundërshton ashpër abortin, raporton AFP.

Latest news
Related news