Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sërish ka ‘ikur’ nga pyetjet e gazetarëve të cilët i kanë kërkuar një deklaratë për marrëveshjet e mundshme pas zgjedhjeve, me partitë politike.
Ai është përgjigjur shkurt se do të presë certifikimin e rezultateve për të nisur më pas “menjëherë” komunikimet për formimin e institucioneve të reja.
Akoma nuk dihet nëse VV do të bëjë ndonjë koalicion me partitë shqiptare, apo do të provojë e vetme t’i formojë institucionet.
Kujtojmë se për shkak të moszgjedhjes së një presidenti të ri brenda afatit kushtetues, Kosova shkoi në zgjedhje. /Klankosova.tv



