Dogana kap aksesorë të falsifikuar për telefonë

Oficerët doganorë, sot gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të Vërmicës, kanë ndaluar për kontroll një veturë që po hynte në territorin e  Kosovës.

Gjatë kontrollit, në veturë janë zbuluar aksesorë për telefona (silicone case).

“Pas një ekzaminimi të detajuar, është verifikuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI). Në përputhje me procedurat ligjore, mallrat janë ndaluar, dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës transmeton Klankosova.tv.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e hyrjes dhe qarkullimit të mallrave të falsifikuara në tregun vendor, duke siguruar zbatimin e dispozitave ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të konsumatorëve.

The post Dogana kap aksesorë të falsifikuar për telefonë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news