Dorëhiqet krejt Komisioni Disiplinor pas publikimit të mesazheve për Mourinhon

I gjithë bordi i Komitetit Profesional Disiplinor të Futbollit në Turqi ka dhënë dorëheqje, pasi janë publikuar mesazhe në WhatsApp ku anëtarët shfaqnin qëndrime të njëanshme ndaj José Mourinhos dhe klubit Fenerbahçe.

Në bisedat e zbuluara, anëtarët ironizonin drejtues të klubeve, dhe shpreheshin se Mourinho “po tolerohej shumë” dhe “do ta bëjnë të paguajë sezonin tjetër”.

Këto deklarata hodhën dyshime serioze mbi paanshmërinë e institucionit disiplinor.

Fenerbahçe ka kërkuar hetim të menjëhershëm nga Federata Turke e Futbollit. Mourinho deri tani nuk ka dhënë një reagim publik.

The post Dorëhiqet krejt Komisioni Disiplinor pas publikimit të mesazheve për Mourinhon appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news