Drita është duke e demoluar rivalin e qytetit.
Gjilani po pëson 3-0, pa kaluar as gjysmë ore lojë, njofton Klankosova.tv.
Almir Ajzeraj, Rron Broja dhe Arb Manaj realizuan për “Intelektualët”, duke e gjunjëzuar kundërshtarin brenda vetëm 24 minutave të para.
“Intelektualët” po marshojnë drejt titullit të katërt kampion, pasi me këtë triumf po shkojnë në kuotën e 57 pikëve, plot 14 më shumë se ndjekësi i parë, Ballkani.
Nga ana tjetër, “Skifterat” në vazhdim të kampionatit duhet t’i bëjnë llogaritë për mbijetesë, pasi në garë janë me plot gjashtë ekipe të tjera.
The post Drita e “kollapson” Gjilanin, 3-0 për vetëm 24 minuta lojë appeared first on Klan Kosova.

