Ka përfunduar jo mirë pjesa e parë për Dritën në rrethin e tretë kualifikues të Europa League ndaj Steaua Bucurestit.
Kjo pasi skuadra rumune shënoi dy herë brenda 18 minutave të para të pjesës së parë, njofton Klankosova.tv.
“Intelektualët” s’e nisën hiç mirë ndeshjen pasi pësuan gol në minutën e parë, ku shënoi Cisotti, njofton Klankosova.tv.
Drita u mundua të këndellej, por pas një gabimi në mbrojtje, Steaua e ndëshkoi sërish duke ia vështirësuar jashtëzakonisht punët për kualifikim.
Skuadrës nga Gjilani i nevojiten tri gola për ta çuar ndeshjen në vazhdime, pasi rezultati aktual është 2-5.
The post Drita kërkon mrekullinë në 45 minutat e fundit, rumunët me epërsi të dyfishtë në pjesën e parë appeared first on Klan Kosova.

