Drita mesazh rumunëve: Do të ktheheni me humbje në shtëpi (VIDEO)

Kishte shumë fjalë mbi mikpritjen e tyre në Prishtinë.

Por ndryshe i pati fjalët trajneri i Steua Bukureshtit në konferencën që mbajti të mërkurën në Prishtinë.

Ndonëse Elia Charalambous, mes tjerash tregoi që ka qenë më parë këtu, vetëm si lojtari i Qipros.

“Përshtypjet e para ishin fantastike. Na kanë pritur deri tani shumë mirë. Kam luajtur këtu në këtë stadium si futbollist i ekipit kombëtar para shumë kohe. Gjithashtu po shoh se ka shumë ndryshime në shtetin tuaj për të mirë. Gjithashtu i befasuar dhe i lumtur me atë çka po shoh në stadium”, shpreh Charalambous

Charalambous, përmendi gjithashtu se duhet të jenë të vëmendshëm duke parë ekipin që ka Drita.

“Ekipi ynë duhet të ketë gjithmonë besim për shkak se jemi klub i madh, në shumë raste kemi treguar se mund të ndryshojmë rrjedhën e lojës. Ne do të përballemi me një ekip të fortë që luan hapur dhe duhet të jemi serioz në ndeshje”, shtoi ai.

Ndeshja mes Dritës dhe Steua Bukureshtit zhvillohet të enjten në mbrëmje në stadiumin Fadil Vokrri, duke nisur nga ora 20:00

The post Drita mesazh rumunëve: Do të ktheheni me humbje në shtëpi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news