Drita nuk e ndal shkëlqimin, shkatërron 4-0 rivalin e qytetit

Nuk i dhanë shansa asnjë moment!

Futbollistët e Dritës i deklasuan sot rivalët e tyre të qytetit, duke i mposhtur 4-0.

Gjilani nuk mundi të kthehej në asnjë moment në lojë, që kur Almir Ajzeraj e hapi serinë e golave në minutën e 13, raporton Klankosova.tv.

Rron Broja e dyfishoi avantazhin tre minuta më vonë, kurse Arb Manaj në të 24-ën e çoi në 3-0 rezultatin.

Vulën e këtij triumfi të “Intelektualëve” e dha Denys Kostyshin, kur pak para se të mbyllej pjesa e parë, kompletoi “pokerin” për skuadrën e tij.

“Skifterat” as golin e nderit nuk arritën ta realizojnë, teksa ngelen në kuotën e 35 pikëve dhe pas kësaj disfate edhe “zyrtarisht” gjenden në garë për mbijetesë, njofton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, Drita po marshon drejt titullit të kampionit, ku me me 57 pikë të grumbulluara, aktulisht janë plot 14 sosh më shumë se Ballkani i vendit të dytë.

The post Drita nuk e ndal shkëlqimin, shkatërron 4-0 rivalin e qytetit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news