Kampioni i Kosovës, FC Drita, ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ri.
Klubi gjilanas e bëri të ditur këtë përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ku shfaqi dizajnin e fanellave që do t’i bartin në garat vendore dhe ato evropiane, transmeton Klankosova.tv.
Fanellat e reja pritet të kenë debutimin e tyre në sfidën e parë zyrtare të sezonit, kur Drita do të nisë aventurën në kualifikimet e Champions League.
Skuadra kampione e Kosovës do të përballet me Kauno Zalgiris në ndeshjen e parë të raundit kualifikues, e cila zhvillohet këtë të martë në Lituani.
Klubi synon ta nisë me rezultat pozitiv rrugëtimin në garat evropiane, ndërsa prezantimi i fanellave të reja shënon edhe një nga momentet simbolike të fillimit të sezonit 2025/26.



