Drita sonte e kërkon kualifikimin në rrethin e dytë të Champions

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, sonte do të zbresë në fushën e blertë në kërkim të kualifikimit për rrethin e dytë kualifikues në Champions League.

Skuadra e drejtuar nga Zekirja Ramadani, e mposhti ekipin FC Differdange 03 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë javën e kaluar me rezultat 1:0 në ndeshjen e parë falë golit të realizuar nga Arb Manaj.

E tash, në ndeshjen e kthimit, gjilanasit do të mundohet ta ruajë këtë avantazh në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në stadiumin “Stade Municipal de la Ville”.

Drita në fakt do ta kërkojë kalimin në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve për herë të parë, ndërsa kjo është pjesëmarrja e saj e tretë në kualifikimet e Championsit.

Kurse, sa i perket kundërshtarit të Dritës, kjo është hera e parë që Differdange merr pjesë në fazën kualifikuese të garës më prestigjioze të futbollit evropian, ndërsa në edicionin e kaluar mori pjesë në Ligën e Konferencës.

Ndeshja mes FC Differdange 03 dhe Dritës do të nisë prej orës 20:00.

E sonte do të luajnë edhe skuadrat e tjera shqiptare.

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia do ta vizitojë ekipin Breidablik, në ndeshjen që do të nisë prej orës 21:00.

Ekipi shqiptar e ka një kapital prej një goli, të cilin do të mundohet ta ruajë njëjtë si Drita.

Kurse, skuadra tjetër shqiptare, Shkëndija e Tetovës do t’i bëjë konak skuadrës TNS.

Dueli i parë mes tyre kishte përfunduar baras pa gola, 0:0, ndërsa tash “Kuqezinjtë” përpara publikut të tyre duan ta sigurojnë kualifikimin tutje.

The post Drita sonte e kërkon kualifikimin në rrethin e dytë të Champions appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news