Droga ‘fluturon’ edhe në Suharekë – Një i ri kapet në flagrancë me marihuanëSinjali

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Vetëm brenda pak ditësh, Sinjali ka raportuar për disa raste të ngjashme në qytete të ndryshme, ku kryesisht të rinjtë bien në prangat e Policisë për posedim të drogës.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë, rreth orës 00:25, në rrugën “Brigada 123”, në Suharekë, ku Policia ka ndaluar një veturë të cilën po e drejtonte 20-vjeçari E.T.

Në bazë të dyshimeve, Policia u detyrua të bëj kontroll i automjetit dhe i të dyshuarit.

Të njëjtit, gjatë kontrollit, nën ulësen e shoferit janë gjetur dhe sekuestruar, dy pako me rizlla, një grinder, një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, që dyshohet se ishte për përdorim personal.

Lidhur me rastin janë përfshirë edhe hetuesit e Njësisë për Hetimin e Narkotikëve (DHTN), ku pas intervistimit të të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Përgjithshme, është iniciuar rasti për “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

gazeta Sinjali vetëm pas pak do të ju sjellë emrin e plotë të të dyshuarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news