Dy avionë ushtarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Lituanisë, anëtares së NATO-s, të enjten për rreth 18 sekonda, tha ushtria e Lituanisë.
Dy avionët, një luftëtar “Su-30” dhe një tanker “Il-78”, ndoshta ishin në një mision stërvitjeje për furnizim me karburant kur shkelën kufirin rreth orës 15:00, duke hyrë në Lituani nga rajoni i Kaliningradit, tha ushtria.
Avionët spanjollë “Eurofighter Typhoon” nga Policia Ajrore Baltike e NATO-s u ngritën në ajër në përgjigje dhe po patrullojnë zonën, tha ushtria, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
The post Dy avionë ushtarakë rusë hynë për pak kohë në hapësirën ajrore të Lituanisë appeared first on Klan Kosova.

