FC Prishtina ka bërë të ditur se ka ndërprerë me marrëveshje të përbashkët bashkëpunimin me dy ndihmëstrajnerët, Behar Maliqi dhe Erdin Hashani.
Behar Maliqi largohet nga shtabi teknik pas dy vitesh kontributi te bardhekaltrit, periudhë në të cilën ishte pjesë e rëndësishme e punës së skuadrës dhe e sukseseve të saj.
Në anën tjetër, Erdin Hashani e mbyll aventurën e tij te FC Prishtina pas gjashtë muajsh angazhim në shtabin teknik.
Klubi i falënderon të dy për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë, duke u uruar shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tyre.



