Dy persona me biçikletë i dogjën veturën luksoze me vlerë rreth 180 mijë euro në PrishtinëSinjali

Një zjarrvënie e dyshuar ka ndodhur pas mesnate në hyrje të Prishtinës, ku persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën një veture luksoze me vlerë rreth 180 mijë euro, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 00:20, në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë, përballë pompës së derivateve “Kastrati”.

Sipas ankuesit, B.A., 37-vjeçar, bazuar edhe në deklarimet e dëshmitarëve, dy persona me biçikletë janë afruar pranë automjetit, kanë derdhur një lëng që dyshohet të ketë qenë benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Në momentin e mbërritjes së Policisë, zjarrfikësit kishin arritur ta lokalizonin zjarrin, ndërsa automjeti kishte pësuar dëme të konsiderueshme.

Sinjali mëson se pamjet e kamerave të sigurisë janë siguruar nga hetuesit dhe, sipas informacioneve fillestare, në to shihen persona që përputhen me përshkrimin e dhënë nga ankuesi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve rajonale dhe forenzika, të cilat kanë kryer ekzaminimin dhe kanë mbledhur provat materiale.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, ndërsa është urdhëruar edhe intervistimi i personave që përmenden nga ankuesi në cilësinë e dëshmitarëve.

Hetimet për identifikimin e autorëve janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news