Dy të arrestuar në Kosovë për përhapje të propagandës terroriste në rrjetet socialeSinjali

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion të suksesshëm, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” dhe për “shpërndarje të propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste përmes rrjeteve sociale”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është realizuar nga zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Gjatë aksionit, i cili u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit, janë kryer tri kontrolle në vendbanime në Fushë Kosovë dhe Malishevë.

Policia thekson se arrestimet janë rezultat i një hetimi të gjatë dhe të koordinuar me autoritetet gjyqësore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë rreth identitetit të të dyshuarve apo përmbajtjes së propagandës së shpërndarë dhe se hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news