Dy të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Raushiq të Pejës

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Raushiq të Pejës.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur ne fshatin Raushiq-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 2 persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

The post Dy të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Raushiq të Pejës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news