Një sulmues vrau dy persona me thikë në një qendër tregtare në qytetin çek Hradec Kralove të enjten, tha policia, duke shtuar se ata e kishin arrestuar sulmuesin e dyshuar menjëherë pas incidentit.
Televizioni çek raportoi se i dyshuari ishte një shtetas çek 16-vjeçar, transmeton Klankosova.tv.
“Edhe pse ne ishim në vendngjarje brenda pak minutash nga raportimi, të dy viktimat pësuan lëndime aq të rënda sa që nuk mund të shpëtoheshin me gjithë përpjekjet e reaguesve”, tha policia në një postim në X, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
The post Dy të vrarë pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në Çeki appeared first on Klan Kosova.



