Dy tërmete të tjera godasin Stambollin pas tërmetit 6.2 ballë

Pas tërmetit me magnitudë 6.2 ballë u regjistruan edhe 2 tërmete të tjera 4.4 ballë dhe 4.9 ballë në Stamboll dhe rrethinat e tij, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit në faqen e internetit të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), janë regjistruar lëkundje me magnitudë 4.4 dhe tjetra 4.9 ballë, epiqendra e të cilave ishte në Detin Marmara, në brigjet e lagjes Büyükçekmece të Stambollit.

Është konstatuar se tërmetet, të cilat janë ndier në Stamboll dhe provincat përreth, kanë ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash.

Latest news
Related news