Dyshime për manipulim të votave në Mitrovicë, prokuror i rastit caktohet Sahit Tmava

Prokuror i rastit ku po hetohet për manipulim të votave në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë është prokurori, Sahit Tmava.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Prokuror i rastit është Sahit Tmava”, ka thënë Preteni.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, kishte kërkuar që kryeprokurori i Prokurorisë në Mitrovicë, Njazi Rexha të përjashtohet nga rasti ku po hetohet për manipulim të votave.

Sallahu bëri të ditur se i ka dërguar një shkresë zyrtare ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, përmes së cilës kërkon ndërmarrjen e disa masave ndaj Rexhës, për shkak të siç thotë ai ekzistimit të konfliktit të interesit.

Ndryshe, mbrëmjen e së hënës procesi i numërimit të votave në Mitrovicë kishte ndaluar pas dyshimeve për keqpërdorim të votave. /Telegrafi/

Latest news
Related news