E bujshme nga Spanja! Vinicius rrezikon përjashtimin nga futbolli, ylli i Realit akuzohet nga FIFA

Një lajm i bujshëm nga Spanja është përhapur për Vinicius. Ylli i Realit raportohet se rrezikon përjashtimin deri në dy vite, ndërsa ndodhet nën investigim nga FIFA.

“Marca” tregon se Vinicius akuzohet nga FIFA për konflikt interesi. Kjo pasi braziliani është i regjistruar si pronar i disa klubeve profesionale në futboll.

Në rast se akuzat do të verifikohen dhe lojtari ka shkelur rregullat, atëherë përjashtimi shkon deri në dy vite. Një rast ky i paprecendentë edhe për Realin, që planifikon të ardhmen te Vinicius.

Vinicius ka mbi 300 ndeshje me Realin ku u afrua në vitin 2018. Me 105 gola të shënuar dhe 79 të tjerë të asistuar, është ndër lojtarët që ka bërë më mirë gjatë kësaj periudhe.

PANORAMASPORT.AL

Latest news
Related news