“E çmendi Ramën…”/ Berishës i dhurojnë buf gjatë vizitës në Krujë, ja si reagon ai

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Krujës, ku është takuar me pronarët e disa bizneseve lokale. Gjatë takimit, ai është pritur me ngrohtësi nga qytetarët, ndërsa njëra prej zonjave i ka dhuruar një skulpturë simbolike.

I emocionuar nga gjesti, Berisha ka komentuar me ironi: “Simboli i mençurisë, e çmend Ramën”, duke vijuar me kritika ndaj qeverisë dhe mënyrës së saj të qeverisjes.

Kujtojmë që kryeministri Rama përdor si metaforë bufin për të karakterizuar kreun e PD-së.

Vizita e Berishës në Krujë vjen në kuadër të takimeve të tij të shpeshta me qytetarë dhe sipërmarrës në mbarë vendin, ku ka përsëritur mesazhin për ndryshim dhe përkrahje të shtresës sipërmarrëse.

Latest news
Related news