“E duam Kloppin”, tifozët gjerman kërkojnë shkarkimin e Nagelsmann

Pas eliminimit të papritur të Gjermanisë nga Paraguai në Kupën e Botës 2026, emri i Jurgen Kloppit po qarkullon gjithnjë e më shumë si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e gjermanëve.

Ndeshja u mbyll 1-1 në kohën e rregullt, ndërsa gjermanët regjistruan një tjetër eliminim të hershëm, duke zhgënjyer pritshmëritë e larta, transmeton Klankosova.tv.

Ky rezultat ka shtuar presionin mbi selektorin Julian Nagelsmann, i cili nuk ka arritur ta rikthejë ekipin në nivelin e pritur dhe ka ngjallur shumë pikëpyetje për të ardhmen e tij.

Në anën tjetër, Klopp shihet nga tifofzët si një opsion serioz për federatën gjermane, ndërsa e konsiderojnë ideal për të sjellë stabilitet dhe identitet të ri te kombëtarja.

Aktualisht ai është i angazhuar në strukturat e Red Bull, por një ofertë zyrtare mund të ndryshojë situatën. /Klankosova.tv

 

Latest news
Related news