Një 13-vjeçare nga Podujeva ka rrezikuar të mbytej këtë të enjte në bregdetin e Shëngjinit.
Lajmi për Klankosova.tv u konfirmua nga Policia e Lezhës, ku u bë e ditur se e mitura është nxjerrë nga uji nga pushuesit, në gjendje jo të mirë.
Sipas policisë në Lezhë, 13-vjeçarja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Lezhë, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /klankosova.tv



