Një grua nga Fushë Kosova është detyruar të kërkojë ndihmën e Policisë dhe të largohet nga shtëpia së bashku me katër fëmijët e saj, pasi dyshohet se bashkëshorti i saj ka shkelur urdhrin mbrojtës të vendosur nga gjykata.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se më 13 qershor, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, është paraqitur F. H (34-vjeçare), e cila ka deklaruar se ndihej e rrezikuar nga bashkëshorti i saj, B.H (35-vjeçar).
Sipas denoncimit, ndaj të dyshuarit kishte qenë në fuqi një urdhër mbrojtës i lëshuar nga gjykata, megjithatë ai dyshohet se e ka kontaktuar dhe kanosur viktimën përmes aplikacionit WhatsApp, duke shpërfillur kështu vendimin gjyqësor.
Pas raportimit të rastit, Policia ka njoftuar Prokurorin kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Mospërfillje e Gjykatës”.
Për shkak të rrezikut të pretenduar, viktima së bashku me katër fëmijët e saj është dërguar në një strehimore, ku do të qëndrojë nën përkujdesje dhe mbrojtje institucionale.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të tij janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

