E kërcënonte se do t’ia publikonte fotografitë – Arrestohet për shantazh 36-vjeçari nga Fushë KosovaSinjali

Një rast i shantazhit është zbuluar dhe trajtuar nga Policia në Fushë Kosovë, ku një qytetar ka raportuar se për rreth 15 ditë është kërcënuar nga një person i cili i kërkonte para në këmbim të mospublikimit të disa fotografive në rrjete sociale.

Sipas burimeve të Sinjalit, ankuesi L.M, 29 vjeçar është paraqitur në Stacionin Policor të Fushë Kosovës më 22 maj 2025 dhe ka deklaruar se është viktimë e një shantazhi të vazhdueshëm nga një person i panjohur në atë moment.

Pas veprimeve hetimore, më 24 maj 2025 rreth orës 22:00, policia ka identifikuar dhe siguruar prezencën e të dyshuarit A.M, 37 vjeçar.

I njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është marrë vendim për ndalimin e tij për 48 orë.

Rasti është iniciuar zyrtarisht si “Shantazh” dhe hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news