“E mbajtëm larg topit”, De la Fuente zbulon planin që neutralizoi Messin

Luis de la Fuente ka lavdëruar paraqitjen “madhështore” të Spanjës pas triumfit ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026, duke theksuar se disiplina kolektive ishte çelësi i suksesit.

Trajneri spanjoll shpjegoi gjithashtu mënyrën se si skuadra e tij arriti ta kufizonte ndikimin e Lionel Messit, ndërsa meritat kryesore ua dha futbollistëve për përkushtimin dhe sakrificën e treguar gjatë gjithë turneut.

“Zhvilluam një Botëror të shkëlqyer dhe mësuam nga çdo ndeshje. Ishim më të mirë në finale. Është për të ardhur keq që nuk e siguruam fitoren më herët, por asnjëherë nuk është e lehtë të luash ndeshje të tilla”, deklaroi ai transmeton Klankosova.tv.

“Fitorja e arritur përmes sakrificës është gjithmonë më e bukura.”

Duke folur për planin ndaj Messit, strategu spanjoll shtoi:

“Arritëm ta mbanim larg zonave të rrezikshme përmes posedimit të topit. E realizuam shumë mirë planin tonë. Puna e skuadrës ishte madhështore”, deklaroi ai transmeton Klankosova.tv.

E ishte vetëm një gol që ia solli Spanjës trofeun e botës.

Ferran Torres realizoi për 1:0 në minutin e 106-të pas vazhdimeve.

Latest news
Related news